ITSHKSH do të përfshihet në programet e UNESCO-s mbi Holokaustit

Washington, 22 shtator 2021 – Në vazhdim të vizitës në Washington, hulumtuesit shkencor të ITSHKSH, të udhëhequr nga prof.dr. Skender Asani, sot patën një takim me përfaqësuesit nga Iniciativa për të luftuar  antisemitizmin dhe mohimin e Holokaustit në kuadër të Muzeut Memorial të Holokaustit në Washington, Aleisa Fishman – historiane dhe koordinatore me UNESKON dhe Phoeb McDaugal – Korrdinatore me Kombet e Bashkuara.

Në këtë takim, përfaqësuesit nga ITSHKSH patën rastin të njoftohen me programet ndërkombëtare mbi hulumtimin dhe edukimin e Holokaustit në kuadër të UNESCO-s, të koordunuara nga stafi ndërkombëtar i Iniciativës për të luftuar kundër antisemitizmit dhe mohimit të Holokaustit. Nga kjo Iniciativë iu bë ofertë edhe ITSHKSH-së që të përfshihet me projektet e veta nga fusha e edukimit dhe hulumtimit të Holokaustit, që do të zhvillohen përmes Departamentit përkatës që tash e disa vite funksionin në kuadër të ITSHKSH-së.

Drejtori Asani i informoi nikoqirët me përvojën e ITSHKSH në fushën e edukimit dhe hulumtimit të Holokaustit, duke përmendur me këtë rast Strategjinë e miratuar e cila është bërë pjesë e kulturës edukeuse e shkencore mbi problematikat e Hokoaustit, si dhe një mori botimesh e projektesh që kanë pasur në fokus këtë fushë.

Gjatë këtij takimi u prezantuan edhe aktivitetet në kuadër të OKB-së që kanë të bëjnë me evokimin e Hokoaustit. Me këtë rast, koordinatorja e këtyre aktiviteteve, Phoeb McDaugal, i njoftoi mysafirët mbi agjendën e ekspozitave memoriale për Holokaustin. Pjesë e kësaj agjende do të jenë edhe disa kontribute të ITSHKSH që do të prezantohen në Kombet e Bashkauar përms ekspozitave dhe promovimeve të librave në Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustti- më 27 janar të  vitit të ardhshëm.

Në ditët në vijim, (të enjten dhe të premten), përfaqësuesit e ITSHKSH do të realizojnë vizita në Librarinë e Kongresit Amerikan dhe në Departamentin e Shtetit, ku do të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e Zyrës për Lirinë Fetare Ndërkombëtare si dhe atë për Holokaustin.

(e.a.)