Tel Aviv, 16 maj 2021 – Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas, raporton Express.
“Faleminderit Kosovë!”, ka shkruar Livne në Twitter, ku e ka shpërndarë qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, të shprehur po në Twitter.
Thank you #Kosovo https://t.co/aElJ3egbwu
— Amb. Yacov Livne 🇮🇱 (@YacovLivne) May 16, 2021
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka vlerësuar të drejtë kundërpërgjigjen e Izraelit ndaj sulmeve me raketa nga grupi militant palestinez Hamas.
“Izraeli, sikurse çdo shtet, e ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vet kundër 2.000 raketave të shkrepura ndaj civilëve vetëm nga Hamasi, i cili po i mban peng të luftës së tij civilët palestinezë. Ne shprehim piksëllim për të gjitha viktimat. Kërkojmë përmbajtje, ndërprerje të dhunës dhe bëjmë thirrje për zgjidhje paqësore”, thuhet në reagimin e MPJ të Kosovës.
As every state #Israel has the right and the obligation to defend its people against 2000+ rockets fired at civilians only by Hamas, who is holding Palestinian civilians hostage in its war. We mourn all victims. We urge for refrain, stop of violence & seeking peaceful solutions.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) May 16, 2021
Kështu Kosova iu bashkua vendeve që e konsiderojnë të drejtë reagimin e Izraelit ndaj sulmeve të militantëve palestinezë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka falënderuar vendet që i dhanë mbështetje Izraelit për kundërpërgjigjen ndaj sulmeve me raketa nga organizata pelestineze “Hamas”.
“Faleminderit që qëndroni vendosmërisht me flamurin e Izraelit dhe që e mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, ka shkruar Netanjahu në Twitter.
Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin, menjëherë pas atij të SHBA-së, në rendin e flamujve të shteteve që i falënderon për mbështetjen.
🇺🇸🇦🇱🇦🇺🇦🇹🇧🇦🇧🇷🇧🇬🇨🇦🇨🇴🇨🇾🇨🇿🇬🇪🇩🇪🇬🇹🇭🇳🇭🇺🇮🇹🇱🇹🇲🇩🇳🇱🇲🇰🇵🇾🇸🇮🇺🇦🇺🇾
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) May 15, 2021
Thank you for resolutely standing with 🇮🇱 and supporting our right to self defense against terrorist attacks.
(r.m.)