Jerusalem, 30 korrik 2024 – Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore dhe goditi me artilerie objektiva të Hezbollahut në shtatë zona në jug të Libanit.
Sulmet e fundit ndërkufitare ndodhin pas një sulmi me raketë që la të vrarë 12 fëmijë në Lartësitë e Golanit, të kontrolluara nga Izraeli, si dhe mes shqetësimit ndërkombëtar se përplasjet me Izraelit dhë Hezbollahut mund të çojnë në zgjerim të konflikit në rajon, krahas luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.
“Ndërsa kemi parë më shumë veprime në kufirin verior të Izraelit mbetemi të shqetësuar mbi mundësinë e përshkallëzimit në një luftë në shkallë të gjerë”, tha Sekretari amerikan i Mbrotjes Lloyd Austin për gazetarët gjatë vizitës së tij në Filipine.
“Do të donim të shihnim që çëshjet të zgjidheshin në rrugë diplomatike”, shtoi ai.
Të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për një përgjigje të fortë pas sulmit me raketa dhe përsëriti akuzat se pas sulmit qëndron Hezbollahu. Grupi Hezbollah ka mohuar përgjegjësinë për ngjajrjen.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë kryer sulme të ndërsjella përgjatë kufirit që nga nisja e luftës në Gazë.
Kombet e Bashkuara dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë janë përpjekur gjatë ditëve të fundit për uljen e tensioneve.
Të hënën, zdhënënësi i Këshililit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara kishin “besim” se zgjerimi i konflikit mund të shmanget.
Lufta në Gazë filloi pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku sipas autoriteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë.
Ofensiva ushtarake e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 39,300 palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallime midis militantëve dhe civilëve në këtë bilanc.
(Zëri i Amerikës)