Qarku Lezhë
1. Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë: në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga toka, megjithatë situata momentalisht nuk është problematike, nuk ka rrezik për zonë të banuar dhe për tunelin e Kalimashit. FA dhe zjarrfikësit lokalë po punojnë në terren.
2. Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i Vjetër: ditën e sotme situata paraqitet më e qetë duke mos rrezikuar banesat pranë vatrave. Ka vijuar puna për normalizimin e situatës nga FA dhe zjarrfikësit lokalë.
3. Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon: aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po mbahet në monitorim.
4. Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej: vatra e zjarrit është izoluar në masën 95%. Situata është e qetë dhe në terren po punojnë punonjësit e pushtetit vendor.
Qarku Shkodër
1. Bashkia Pukë, Fushë – Kumullisë, Qershizë: janë angazhuar 40 trupa nga FA dhe 25 punonjës të pushtetit vendor. Po punohet për normalizimin e situatës, për momentin nuk paraqet rrezik.
2. Bashkia Fuzhë – Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet: vatra e zjarrit që ka prekur fshatin Kryezi është izoluar. Në krahun tjetër po punohet nga 40 efektive të FA dhe 25 forca bashkiake.
3. Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i Zi, fshati Gur i Zi: vatra aktualisht është izoluar pasi forcat tokësore kanë krijuar breza ndarës. Situata po mbahet nën kontroll dhe po punohet për shuarjen përfundimtare. Në operacion janë angazhuar 30 punonjës nga njësia administrative Postribë.
Qarku Kukës
1. Bashkia Kukës, maja e Rrunës: zjarri është aktiv prej 15 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez. Trupat e FA, punonjës të pushteti vendor dhe vullnetare po punojnë në terren.
2.Bashkia Has, njësia administrative Golaj, vatra në fshatin Nikoliq është shuar.
Qarku Elbasan
1. Bashkia Përrenjas, mali i Rrajcës: vatra e zjarrit ndodhet në pjesën lindore të fshatit Skënderbej. Është shmangur rreziku për parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Situata është nën kontroll dhe aktualisht ne terren po punojnë zjarrfikësit e Përrenjasit.
Qarku Dibër
1. Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kacni: ditën e sotme situata paraqitet më e qetë, strukturat e pushtetit vendor po punojnë për shuarjen përfundimtare.
Qarku Gjirokastër
1. Bashkia Memaliaj, njësia administrative Krahës, zjarri në fshatin Allkomemaj është shuar.