Plani i Kombëtares së Shqiptarëve kundër Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e diela e 29 gushtit grumbullimin për tre ndeshjet eliminatore të  vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Sfida e parë e kuqezinjve është ajo ndaj Polonisë më 2 shtator, e që do të luhet në transfertën e Varshavës, ndërsa ndaj Hungarisë (5 shtator) e San Marinos (8 shtator) ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Më poshtë po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të Kombëtares kuqezi për këto tre ndeshje.

E diel, 29 gusht

  • Seanca stërvitore me lojtarët e mbërritur në grumbullim, ORA 18:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 30 gusht

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:00
  • Seancë stërvitore, ORA 18:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 31 gusht

  • Seancë stërvitore, ORA 10:30
  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:00
  • Seancë stërvitore, ORA 18:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 1 shtator

  • Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në PGE Narodowy, Varshavë.
  • Seanca stërvitore në stadiumin e ndeshjes, PGE Narodowy , ORA 18:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 2 shtator

  • Ndeshja kualifikuese Poloni-Shqipëri, ora 20:45, në “PGE Narodowy”, Varshavë.

E premte, 3 shtator

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.
  • Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 4 shtator

  • Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në “Kompleksin Tropikal”, Durrës.
  • Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Hungarinë, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E dielë, 5 shtator

  • Ndeshja kualifikuese Shqipëri-Hungari, ora 18:00, në “Elbasan Arena”.

E hënë, 6 shtator

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar,në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.
  • Seancë stërvitore,në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 7 shtator

  • Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në “Kompleksin Tropikal”, Durrës.
  • Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me San Marinon,në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 8 shtator

  • Ndeshja kualifikuese Shqipëri-San Marino, ora 20:45, në “Elbasan Arena”.

FSHF tha se programi mund të jetë subjekt i ndryshimit.