Prishtinë, 20 dhjetor 2023 – Kryetari e Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka deklaruar se kontrabanda me mallra në veri të Kosovës nuk mund të ketë sukses pa ndihmën e disa faktorëve biznesorë në Prishtinë. Ai ka thënë se mallrat që kontrabandohen nga Serbia i tejkalojnë nevojat e popullatës serbe në Kosovë.
“Asnjë kontrabandë serioze në veri, nuk mund të ekzistoj pa përfshirjen e disa faktorëve biznesor në Prishtinë. Nëse e shihni vëllimin e kontrabandës, shihni që mallrat nga Serbia që importohen në Kosovë, e tejkalojnë nevojën e popullatës në veri të Kosovës, kjo i bie që këto mallra shkojnë tutje”, ka thënë Jabllanoviq për RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se numri e kontrabandistëve në veri nuk është i madh dhe ka theksuar se në kontrabandën në veri janë të përfshirë edhe shqiptarët.
“Ky lob i kontrabandistëve nuk është aq i madh në numër. Mund të jenë deri në 60 persona. Ka shqiptarë që janë të përfshirë në këtë kontrabandë”, ka thënë Jabllanoviq.
(r.m.)