Podgoricë, 2 prill 2023 – Jakov Millatoviq është zgjedhur President i Malit të Zi. Në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të mbajtuara të dielën, Millatoviq ka fituar rreth 60 për qind të votave, kurse Presidenti i derisotëm, Millo Gjukanoviq, i ka marrë rreth 40 për qind të votave.
Millatoviq, kandidat i partisë së vogël ‘Evropa tani’, i mbështetur në balotazh nga partia e dytë më e madhe në vend, ‘Fronti Demokratik’, e ka shpallur fitoren e tij, të cilën e ka quajtur “fitore të Malit të Zi”.
“Sonte është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet, kjo është fitorja e Malit të Zi të pajtuar”, ka thënë Millatoviq, në fjalimin e tij të parë paszgjedhor.
Gjukanoviq e ka pranuar humbjen dhe ia ka uruar fitoren Millatoviqi, duke uruar që ai të jetë president i suksesshëm i Malit të Zi.
“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, ka thënë Gjukanoviq.
Millatoviqit ia ka uruar fitoren edhe kryeministri në detyre, Dritan Abazoviq.
“Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur. Së bashku do të punojmë për një shtet evropian, qytetar dhe ekologjik”, ka shkruar ai në Tëitter
Kush është Jakov Millatoviq?
Jakov Millatoviq ka lindur në Podgoricë, në vitin 1986. Studimet për Ekonomi i ka mbaruar në Universitetin e Podgoricës, kurse studimet posdiplomike i ka kryer në Universitetin e Illinoisit SHBA, në Vjenë, në Romë dhe në Oksford.
Pas studimeve ai ka punuar në Deutsche Bank dhe në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në Londër dhe në Podgoricë.
Millatoviq u inkuadrua në politikën aktive në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kur u zgjodh deputet i Parlamentit të Malit të Zi, ku e kishin shumicën partitë pro-serbe dhe pro-serbe. Ai u emërua ministër i Ekonomisë në qeverinë teknike të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, e cila u krijua pas negociatave të ndërmjetësuara nga Kisha Ortodokse Serbe, të zhvilluara në Manastirin Ostrog.
Jakov Millatoviq, së bashku me ministrin e Financave, Millojko Spajiq, ishin hartues të programit social “Evropa Tani” përrritjen ekonsiderueshme të pagës minimale dhe pagës mesatare dhe me heqjen e kontributit për mbrojtjen shëndetësore. Këto masa e çuan deri në falimentim fondin për mbojtje shëndetësore, por Millatoviq e fajësoi përkëtë “mungesën e vullnetit politik” për reforma në Maltë Zi. Megjithatë, nisma qytetare “Evropa Tani” qëu krijua nga Spajiqi e Millatoviqi fitoi mbështetje të madhe popullore.
Në qershor të vitit 2022, Spajiq e Millatoviq, e krijuan një parti të re politike, të cilën e pagëzuan sipas programit të tyre social, “Evropa Tani”, e të përshkruar si parti e qendrës, pro-evropiane.
Në fillim të këtij viti, kur u shpallën zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, kjo parti bëri të ditur se në garë do të futej edhe kryetari i saj, Millojko Spajiq. Por, kandidatura e tij u refuzua për shkak se ai është edhe shtetas i Serbisë, ndërsa Mali i Zi nuk e njeh të drejtën e dyshtetësisë. Për këtë arsye “Evropa tani” e kandidoi Millatoviqin për president të Malit të Zi.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, Millatoviq doli i dyti prej kandidatëve, pas presidentit të deritashëm, Milo Gjukanoviq. Gjatë fushatës zgjedhore, përveç anëtarësimit te Malit të Zi në Bashkimin Evropian, ai ka premtuar lidhje të ngushta me Serbinë.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Millatoviq e mori mbështetjen e partisë pro-serbe e pro-ruse “Frontit Demokratik”, të partive tjera proserbe dhe të nismës qytetare “URA” të kryeministrit në detyrë, Dritan Abazoviq. Po ashtu, e mori edhe përkrahjen e Kishës Ortodokse Serbe.
(r.m.)