Adem Jashari dhe heronjtë e tjerë shqiptarë, nga i madhi Skenderbe, trasheguan Emrin Shqiptar, Flamurin Kuq e Zi po edhe emrin Luftëtar.
17 Janari i vitit 1468 kishte sjellur acar dhe probleme tjera qё rёnduan mbi supet e Arbёrisё sё molisur nga betejat. Kryetrimi lёngonte nё shtrat nga ethet cfilitёse. Çdo lajm i hidhur nga fushёbeteja ia çante zemrёn nё dysh. Trupi sa nje lis, qё kurrё nuk njohu pёrkulje, kishte mbetur pa fuqi dhe s’ngrihej dot në këmbë. Afer i rrinte Donika sypёrlotur dhe i biri trembёdhjetёvjeçar, Gjoni i padjallёzuar. Princёr e kapedanё flokёthinjur e mustaqedredhur rrinin kokëulur dhe nuk bёzanin. Heshtje e rёndё si mali.
Lajmi i fitorёs pёrfundimtare ndaj kundërshtarëve I mundesoi te merrte frymё lirshёm. U ngrit nё bёrryla, u hodhi njё sy tё gjithёve sa ishin aty, dhe me zё tё ngjizur tha:
– O bashkёluftёtarёt e mi besnikё, o princёr e kapedanё trima!
Unё jam nisur në rrugë pa kthim.
Amanet Atdheun dhe birin tim tё njomё.
Po u lё tё rrethuar nga kundërshtarët, por, nёse bashkoheni dhe lidheni tok, siç kemi qenё deri me sot, do t’ia dilni mbanё. Pёrndryshe, po u pёrçatё, do t’u marrё lumi. Lirinё, qё nuk ua solla unё, por e gjeta midis jush, ruane mё shumё se jetёn tuaj!
Kujdes dredhitё… pusitё… pabesitё… xhelozitё… ndasitё… por me teper ujdes nga njeri-tjetri…
Dhe, ditё e zezё agoi. Me shtatёmbёdhjetё janar Lezha u gëdhi nё zi. Dielli ngatёrroi rrugёn. Lumenjtё ndaluan gurgullimёn. Zogjtё harruan kёngёn. Gratё u veshen kuqezi; ferexhe te zeza, astarë të kuq. Pleqtë ndërruan kësulat e bardha me të zeza dhe luftetarët shkurtuan gunat (struket-lurkat)) mbi bёrryla. Kali, ngelur jetim, hingëlloi e hingëlloi derisa mbeti pa frymё.
Lekё Dukagjini, duke shkulur flokët dhe këputur kimet e mjekrrës,, me zё hakёrrues dha kumtin e kobshёm:
– Mblidhuni, mblidhuni me vrap; o princёr e sundimtarё arbёrorё. Sot u bёn copё e grimё dyert e Epirit dhe Arbërisë, sot u rёxuan muret dhe fortesat tona, sot fluturoi tёrё forca dhe fuqia jonё, sot u pёrmbysen forcat e pushtetet tona, sot u shuan sё bashku me kёtё njeri çdo shpresё jona…
Vёrtetë, dhjetё vjet mё vonё, gjёrat morёn tatёpjetёn. Çdo gjё u rrokullis nё greminё. Ushtarët e Dardaneleve pёrmbysen kalatë. Gjurmuan dhe e gjetёn varrin e kryetrimit.
U vёrsulen mbi tё dhe e zhvarrosen. Pёr çudi, nga frika se po ringjallej a nga dёshira qё tё bёheshin trima si ai, eshtrat ia thёrrmuan dhe i bёnё nuska pёr t’i bartur ne qafë. Kёshtu, trimi, qё lavdinё dhe trimёrinё nuk ia zuri njё varr i vetёm, u shtri gjithandej nёpёr Evropё, Azi e Afrikë.
Shpirti i tij i ndritur edhe mё vonё, si gur sinori, u trazua nga tё tjerёt, qё pёrpiqeshin me çdo kusht të shkatërronin rrënjët e tij arbërore. I provuan tё gjitha mёnyrat, por pa sukses. E ato rrënjët gjindeshin thellё- thellё, nёn shkrepat e thepisur tё Arbёrisё sё lashtё, ku nuk arrinte dot dorё e huaj. Prej andej buronin dhe kujtimet e pashterrura pёr kёtё kryehero. I pёrjetёsuar nё kёngё, legjenda, tregime e nё monumente tё ndryshme, na pёrcolli denbabaden, duke na e mbajtur ndezur flakadanin e lirisё nёpёr shekujt e errёsuar e tё mpleksur me gjak, ndёrskamca, heroizma e ringjallje.
Emri i legjendarit vazhdoi të frymoi nё të gjithë tokën e lashtё dardane dhe mё gjallёrues ishte gjatё luftёs sё ndritshme tё UÇK-sё. Kudo qё bukёs i thonё bukё e ujit ujё pas luftës dhe fitores në kosovë filloi festa. Qafё- Morina kishte gdhirё pa shtirё gjumё nё sy. Ishte dehur fare nga gёzimi. Fati i rastisi t’i bashkojё shqiptarёt. Aty po takoheshin legjendarёt: Gjergj Kastrioti nga Kruja dhe Adem Jashari nga Prekazi. E madhёrishme. Fascionuese. Kurorёzim i rrugёs sonё tё gjatё mbi pesёqindvjeçare.
– Mirё sё vjen, o Skënderbe, o princi ynё i madh, qё pёr shumё vjet nderove Arbёrinё …!
– Mirё të gjёj, vёlla Adem, o komandant i Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs, qё me gjakun tënd tё shtrenjtё mё hape rrugёn pёr nё Kosovёn trime, qё pёr tё gjallё vetёm njёherё shkela nёpёr kёto troje tё begata dhe shuajta etjёn nё krojet e bilurta!
Malet pёrreth mbanin vesh e dёgjonin nё heshtje bisedën e kryetrimit të Arbërisë dhe atij të Dardanisë. Flamujt kuqezi valviteshin hareshёm e pёrplot krenari.
Ballëpërbëllë, shpata e Kastriotit që vringёllinte dhe mitralozi i Ademit që bubullinte.
Dhe, kёnga e vallja s’kishin tё ndalur. U bёnë tok të gjithë nёntorёt:
KRUJA
VLORA
PREKAZI.
TANUSHA
SHIPKOVICA
HARAÇINA
Emёruesi i pёrbashkёt i të gjithë këtyre është: LIRIA.