Janjiq: Frikësimi i popullit me deklarata dramatike – metodë e njohur e Vuçiqit

Beograd, 2 korrik 2022 – Reagimi dramatik i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për nxjerrjen nga përdorimi të targave të automjeteve të lëshuara në Serbi dhe për zbatimin e reciprocitetit në lëvizjen e qytetarëve me dokumente personale të Serbisë, ka hasur edhe në reagime shumë kritike në Serbi.

Dushan Janjiq nga Forumi për Marërdhënie Etnike në Beograd, kujton se kjo nuk është hera e parë që Vuçiqi dhe bashkëpunëtorët e tij i frikësojnë serbët në Kosovë e pastaj i pranojnë vendimet e qeverisë së Kosovës.

“Deklaratat e presidentit, kryeministres dhe ministrave të serbisë se në Kosovë po përgatitet një ‘Stuhi’ e re (origj. ‘oluja’- operacioni forcave ushtarake kroate për çlirimin e zonave të okupuara nga serbët, gjatë luftës në Kroaci, 1995) përsëritet shumë shpesh dhe çdoherë shkakton shqetësim te serbët e Kosovës. Frikësimi pas të cilit, zakonisht, vjen pranimi i vendimeve të marra në Prishtinë, është mostër që përsëritet”, ka thënë Janjiq. 

Ai ka thënë se Vuçiqit tashmë nuk i beson askush, seose këtë metodë e ka përsëritur shpesh.

“Vuçiqi ka arritur deri në atë pikë sa më askush nuk i beson alarmeve të tij. Askush nuk do t’i vijë në ndihmë, as nga qytetarët e as nga opinioni publik, kur të vijë koha e vendimit serioz për ose kundër anëtarësimit në NATO”, ka thënë ai,

Janjiq ka theksuar se Vuçiqi është mësuar të sundojë përmes frikës.

(r.m.)