Janullatos vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme

Athinë, 13 janar 2025 – Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos, i cili po trajtohet në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ësht në gjendje të rëndë shëndetësore, por të qëndrueshme.

Kështu ka bërë të ditur gazeta greke “Protothema”, duke iu referuar burimeve të saj brenda sopitalit.

Sipas burimeve të gazetës, Janullatos është në intubim, por në gjendje të qëndrueshme hemodinamike në ICU, ku u shtrua të premten e kaluar, pas operacionit njëorësh për trajtimin e hemorragjisë gastrike.

Janullatos ishte shtruar në një klinikë në Tiranë më 30 dhjetor, me simtoma të njëjta me ato të infeksionit nga virusi sezonal. Por, gjendja e tij erdhi duke u rënduar, prandaj, më 3 janar, u transferua për trajtim më të specializuar në spitalin “Evangelismos” në Athinë.

Personali i spitalit ka bërë të ditur se ka pasur momente që Janullatos ishte në gjendje shëndetësore kritike.

(r.m.)

Comment

*