Jep dorëheqje drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Tiranë, 5 shtator 2024 – Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Policisë së Shtetit, dy vjet pas emërimit të tij në këtë pozitë. Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë publike.

News 24 raporton se Rrumbullaku ia ka deleguar kompetencat zëvendës-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.

Rrumbullaku ia ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili ka thirrur një takim me të gjithë drejtuesit e policisë. Në këtë takim pritet të diskutohet për ligjin e ri të policisë, kryesisht për procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëmm dhe drejtorëve vendor të policisë. Me ligjin e ri . drejtyesit e këtyre pozicioneve përzgjidhen me komision.

Muhamet Rrumbullaku e mori detyrën e drejtorit tw Policisw sw Shtetit më 7 shator 2022.

Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 në Akademinë e Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë në Tiranë, kurse titullin Jurist e ka marrë në vitin 2010. Ai i ka ndjekur disa trajnime dhe është çertifikuar në Shqipëri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Hungari.

Nga viti 2019 deri më 2022 ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë.

(r.m.)