Prishtinë,18 maj 2021 – Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Magbule Sadri – Shkodra ka dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë dhe nga anëtarësia në këtë parti.
Zonja Shkodra,ish-zëvendësministre e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se me këtë vendim e ka informuar kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj. Por, ajo nuk ka shpjeguar arsyet për marrjen ekëtij vendimi.
“E nderuara anëtarësi e AAK-së, Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia. Dëshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët, kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK”, ka shkruar ajo në Facebook.
(r.m.)