Gjenevë, 23 maj 2022 – Diplomati rus në OKB në Gjenevë, Boris Bondarev, ka dhënë dorëheqje, siç ka thënë, “për shkak të luftimeve “të përgjakshme, të pamenduara dhe absolutisht të panevojshme” në Ukrainë.
Në letrën e dorëheqjes, Bondarev shkruan se ai kurrë nuk ishte turpëruar nga vendi i tij sa nga agresionirus ndaj Ukrainës.
“Gjatë karrierës sime 20-vjeçare kisha parë kthesa të ndryshme në politikën e jashtme të vendit tim, por kurrë nuk kam pasur kaq turp për vendin tim sa më 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin e Ukrainës”, ka shkruar ai.
BREAKING: 🇷🇺 Russia’s Counsellor to the United Nations in Geneva has resigned.
— Hillel Neuer (@HillelNeuer) May 23, 2022
Boris Bondarev: “Never have I been so ashamed of my country.”
UN Watch is now calling on all other Russian diplomats at the United Nations—and worldwide—to follow his moral example and resign.
🧵: pic.twitter.com/ZuKqq0gJO8
Bondarev ka thënë se agfresioni ndaj Ukrainës është “jo vetëm një krim ndaj popullit ukrainas, por edhe krim kundër popullit të Rusisë, ndoshta krimi më i rëndëderi mësot”.
Bondarev e ka quajtur “katastrofike” Ministrinë e Jashtme të Rusisë, duke bërë të ditur se në atë ministri dominojnë “gënjeshtrat dhe joprofesionalizmi”.
Boris Bondarev është diplomati i dytë rus që largohet nga shërbimi për Kremlinit, për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Në muajin mars dha dorëheqje Anatoly Chubais, diplomati më i lartë rus që nuk u pajtua me agresionin rus në Ukrainë.
Chubais, i cili ishte i dërguar special i Putinit për marrëdhënie me organizatat ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm, u largua jo vetëm nga kjo pozitë, por edhe u largua nga Rusia.
(r.m.)