Kiev, 8 maj 2022 – Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ka arritur në Ukrainë, në një vizitë të paparalajmëruar.
Në Uzhorod, një qytet i vogël në cepin jug-perëndimor të Ukrainës, ajo është pritur nga zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelensky.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet një përqafim i ngrohtë i zonjave të para të dy vendeve, ndërsa zonja Biden ia dhuron një tufë lulesh zonjës Zelensky.
Më pas ato hyjnë në ndërtesën e një shkolle e cila është shndëëruar si strehimore e përkohshme për banorët e zhvendosur nga vendbanimet e tyre, në pjesët e Ukrainës që janë pushtuar nga forcat ruse.
Kjo është hera e parë që Olena Zelensky shihet në publik që prej fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.
Nuk ka njoftime nëse zonja Biden do të takohet edhe me Polodymyr Zenensky, i cili jeton ndaras me familjen e tij qysh prej fillimit të agresionit.
Vizita e zonjës së parë amerikane në Ukrainë është shprehje e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rezistencën ukrainase ndaj agresionit rus.
Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ndihmë të madhe ushtarake, me armë dhe ekspertizë, për forcat ukrainase që po rezitojnë me sukses përballë sulmeve të forcave ruse.
(r.m.)