Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

Uashington, 21 korrik 2024 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi të dielën se ka marrë vendim të tërhiqet nga gara presidenciale.

Presidenti Biden, në një postim në platformën “X”, ka njoftuar se ai nuk do të kërkojë më një mandat të dytë dhe se demokratët duhet të zgjedhin një kandidat tjetër për t’u përballur me kandidatin republikan Donald Trump, në zgjedhjet që do të mbahen më 5 nëntor.

Ai ka thënë se tërheqja e tij nga gara është në interesin më të mirë të partisë dermokrate dhe të Shteteve të Bashkuara.

“Edhepse synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhje, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit për mua të largohem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si president për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka  shkruar ai.

“Unë do të flas me Kombin më vonë këtë javë për më shumë detaje rreth vendimit tim”, ka shtuar ai.

Biden e ka cilësuar si “nderin më të madh të jetës” së tij të shërbente si President i Shteteve të Bashkuara.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj”, ka shkruar ai.

Pak minuta më pas ai ka shprehur mbështetjen për nënpresidenten Kamala Harris si kandidate të partisë për postin e presidentes.

“Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte zgjedhja e Kamala Harrisit si nënpresidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e emëruara e partisë sonë këtë vit. Demokratë – është koha të bashkohemi dhe të mundim Trump-in. Le ta bëjmë një gjë të tillë”, ka shkruar ai në X.

https://x.com/JoeBiden/status/1815087772216303933?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1815087772216303933%7Ctwgr%5E7fad7c9d699a732a0e8c721da042527d79a47b34%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F7706924.html

Presdenti Biden e ka marrë këtë vendim pas thirrjeve të shumta brenda partisë demokrate që të tërhiqet nga gara, pasi e kishte humbur besimin e votuesve amerikanë në aftësinë e tij për të fituar ndaj rivalit republikan Donald Trump.A letter from President Biden

(r.m.)