Uashington, 28 maj 2023 – Edward P. Joseph, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin John Hopkins, ka komentuar zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës edhe në një intervistë për “Al Jazeera” në gjuhën angleze.
Ai ka thënë se të gjitha problemet në rajoniin e Ballkanit, përfshirë tensionet në pjesën veriore të Kosovës, mund të zgjidhen me njohjen e Kosovës nga katër vendet e Bashkimit Evfropian që janë anëtare të NATO-s, të cilat nuk e kanë bërë këtë.
“Nëse Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania, do ta bënin këtë (do ta njihnin Kosovën), rajoni do të transformohej”, ka thënë ai.
Joseph e ka thënë këtë edhe në rezymenë e intervistës së tij,
“E gjithë rrëmuja e Ballkanit, duke përfshirë krizat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës, përfundojnë me njohjen e Kosovës nga 4 shtetet mosnjohëse të NATO-s. Njohja nga Ukraina mund të jetë katalizator”, ka shkruar Joseph në Twitter.
https://mediaview.aljazeera.com/video/b3Nk2lA8Tw
The entire #Balkans morass, including successive crises in north of #Kosovo, ends when 4 @NATO countries recognize Kosovo. #Ukraine can be catalyst.
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) May 27, 2023
Thank you @AJEnglish for the interview. https://t.co/i4UpbsiSO9
Joseph ka thënë se Serbia nuk do të mund ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Pse? Sepse atëherë Kosova mund të anëtarësohej në NATO dhe Serbia nuk mund ta bllokonte. Papritur, vetoja ruse dhe kineze në OKB do të ishte e parëndësishme, sepse, edhe sikur Kosova të mos ishte anëtare e BE-së, do të ishte anëtare e NATO-s. Strategjia e Serbisë do të ishte krejtësisht e padobishme”, ka thënë ai.
Joseph e ka quajtur të nxituar deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit që dënonte hyrjen me forcë të kryetarëve të rinj të komunave veriore të Kosovës në zyrat e tyre në ndërtesat komunale, përkundër protestave të grupeve të qytetarëve serbë.
Ai ka thënë se Kurti “mund të jetë i papërgjegjshëm”, por ka theksuar se ‘fajin e ka Beogradi”.
“Regjimi kriminal në veri i sabotoi zgjedhjet e 23 prillit, vazhdoi me bojkotimin e institucioneve të Kosovës dhe e shkeli në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Ohrit, e cila është ligjërisht të detyrueshme”, ka thënë Joseph.
(r.m.)