Joseph: Vizita e shefit të CIA-s – sinjal i shqetësimit të Uashingtonit për Ballkanin

Uashington, 14 gusht 2024 – Profesori amerikan Edward P. Joseph, ka thënë se vizita e shefit të CIA-s, Ëilliam J. Burns, në Bosnjë e Hercegovinë, në Serbi dhe në Kosovë është sinjal i shqetësimit të Uashington për potencialin e konrontimeve në Ballkan.

“Duhet të jemi shumë të qartë. Kjo është një vizitë fatkeqe dhe një sinjal i brengës në Uashington lidhur me tensionet dhe potencialin e njëlloj konfrontimi në Ballkan”, ka thënë ai për RTK.

“Kjo nuk është diçka e mirë, sepse William J. Burns, për momentin, është i përshirë shumë seriozisht në negociatat për ndaljen e luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe ky është top prioriteti kryesor për administratën e SHBA-ve”, ka thënë ai.

Joseph ka thënë se shefi i CIA-s, William J. Burns ka ardhur në Ballkan pasi i ka identifikuar pikat më kritike, por ka shtuar se askush nuk e di se çfarë mesazhi ka sjellë ai në rajoin.

Profesori amerikan ka shfaqur shpresën se pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë do të ketë zhvillime pozitive në Kosovë si edhe përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve, në linjat që i ka sugjeruar ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

(r.m.)