JU FLET KOSOVA E LIRË

  • Liria nuk mund të negociohet. Porosi nga promovimi i librit të xhepit “NEVER FORGET” në Zvicër.

Nga MSc. AGIM ALIÇKAJ

         Rrugëtimii librit të xhepit “Mos harro kurrë” të autorëve Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj po vazhdon me shpejtësi, pa ndalë dhe me sukses të jashtëzakonshëm. Kësaj radhe i përkthyer në gjermanisht “Vergiss Niemals” nga Arlinda F. Çitaku, në organizim profesional të Ansamblit “Vatra” në Zurich i kombinuar me program kulturor mbresëlënës. Në sallën e mbushur me bashkatdhetarë nga Zvicra dhe shtetet përrreth, në filmin dokumentar për UÇK-në, jehonte nga bunkeri zëri i luftëtarit të lirisë Nusret Pllana- JU FLET KOSOVA E LIRË.

         Porositë e shumta nga folësit, valltarët dhe këngëtarët ishin:

– Gjenocidi i shtetit serb ndaj popullit të pafajshëm shqiptar për gati dy shekuj ishte i tmerrshëm, i planifikuar, i përgaditur, i frymëzuar dhe i ndihmuar nga kisha dhe akademia e shkencave serbe.

– Krimet makabre serbe me shfryerje dhe sadizëm, të bekuara nga kisha serbe, sidomos torturimi i grave dhe fëmijve e tregojnë barbarizmin më të ndyer të të gjitha kohërave.

– Askush nuk ka të drejtë t’i falë krimet serbe. Serbia dhe kriminelët serb që ende kalërojnë të lirë nëpër Serbi dhe vende tjera duhet të gjykohen. Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nuk bën të harrohet.

– Kërkesa për dënim të kriminelëve dhe shtetit kriminal serb, nuk është hakmarrje por shenjë e civilizimit dhe i organizimit të shtetit ligjorë demokratik.

– Politika armiqësore e shtetit serb në krye me kriminelin Vuçiq ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë fqinjë nuk ka ndryshuar. Me propagandë mashtruese në shkolla, media dhe të gjitha nivelet shoqërore dhe shtetërore e kan helmuar popullin serb me urrejtje kolektive ndaj shumë kombeve tjera. Krijohet përshtypja e një shteti të sëmuar dhe një kombi me shumicë të çmendur.

– Shumë politikanë dhe diplomatë evropian, si dhe disa amerikanë ende ju besojnë mashtrimeve serbe për “viktimizimin” e tyre. Një pjesë tjetër i përkëdhelë me qëllim, nga dëshira dhe shpresa për ta tërhjekë Serbinë nga Rusia. Marrëveshja e fundit në mes të këtyre dy shteteve agresore për koordinim në marëdhëniet ndërkombëtare e bën të qartë dështimin e politikës evropiane.

– Me shtetet e sëmuara diktatoriale si Serbia dhe Rusia bën punë vetëm presioni  dhe konfrontimi, kurrësesi  lëshimet dhe ledhatimi. Ata nuk ngopën kurrë nga grabitjet dhe nuk ndalen pa i detyruar me zor. Atyre iu duhen thyer dhëmbët për të mos kafshuar më. Nuk ka rrugë tjetër.

– Marrëveshjet e nënshkruara për ta paraqesin vetëm një fazë kaluese për kërkesa të reja. Ato për ta kurrë nuk janë finale dhe i zbatojnë vetëm nëse janë në interes të tyre.

– Republika e Kosovës është në pozitë shumë më të mirë  se Serbia dhe nuk ka nevojë të bëj lëshime. Ata qeveritarë dhe politikanë që pranojnë të bëjnë kompromise duke i dëmtuar interesat shtetërore janë tradhëtarë të kombit. Disa të tjerë dhe përkrahësit e tyre në media të cilët proklamojnë se Serbisë duhet dhënë diçka, janë të shitur ose paraqesin hajvanët më të mëdhenj të këtij shekulli.

– Konfrontimin e drejtë dhe të pashmangshëm shtetëror të Kosovës me Serbinë raciste, duhet ndihmuar në të gjitha format dhe me të gjitha mjetet demokratike nga të gjitha Trojet tona dhe Mërgata. Rëndësi të veçant ka veprimtaria lobiste në shtetet demokratike perëndimore. Shembull i shkëlqyeshëm, i cili duhet përkrahur, vazhdon të jetë Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane në Washington, me degën e saj në Zvicër, në krye me legjendat e lobizmit shqiptar Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi.

– Këngët, vallet dhe veshjet kombëtare shqiptare, si në këtë koncert madhështorë, simbolizojnë dhimbjen, trimërinë, bujarinë, shkathtësinë, imagjinatën, larminë, traditën dhe krenarinë kombëtare.

– Strategjia për veprim të përbashkët kombëtarë është e domosdoshme dhe urgjente.

– Ftohen të gjithë atdhetarët të bëhen bashkë kundër armiqëve serb dhe të tjerë, si dhe zuzarëve në Trojet tona, ta ngrisin kombin e ndritur shqiptarë në vendin e lavdisë dhe nderit të cilin e meriton.

          Liria, pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës janë të shenjta dhe nuk mund të negociohen nga askush.