Ju nimoft Nata e Shna Ndout!

Nga Arben Dedja

NEW YORK

Kam dale 8 vjeç prej Puke dhe jam rritur ne Laç, keshtu per mua Nata e Shna Ndout eshte feste me e madhe se cdo feste tjeter. Kjo per shkak se si festohet.

Fillojme me te Martet e Shna Ndout, deri sa vjen data 12 Qershor. Kisha shume qejf kur fillonte vargu i njerzve ne mengjes dhe vazhdonte te zgjatej deri sa nga mesdita ishte i panderprere nga qyteti e deri te kisha atje lart ne koder. Dikush thoshte se jane 500 mije vete e dikush 1 milion. Ishin aq shume njerez sa qe nuk i zinte vendi rreth kishes, Shume prej tyre dilnin ne kodren perballe. Nuk e di a ishin vertet 500 mije apo 1 milion, por di qe Naten e Shna Ndout afro 10-15 mije vete e kalonin naten aty duke u lutur.

Gjate dites me 13, sigurisht numri i besimtarve shkonte pertej 100 mij veteve, ndoshta dhe 150 mije. Imagjinoni çfare eventi ishte per nje qytet qe ne kulmin e zhvillimit kishte 35 mije banore.

Une, per disa vjet rresht, isha vullnetar per kishen me 12 dhe 13 Qershor. Here duke pastruar ndonje gje, here duke mbledhur donacione qe njerzit rrinin duke i futur neper bira e skuta te gureve… Si vullnetar ishim dhe pak me te privilegjuar, mundeshim t’i kalonim rrypat e sigurise, per te zene pozicionin me te mire, per te ndjekur meshen per vete dhe per familiaret….

S’harrohen per mire ato dite. Ashtu si nuk harrohen per keq ngjarjet e vitit 97, dhe tragjedia qe ndodhi heret ne mengjes. Por ato nuk dua t’i permend. Ishte hera e fundit qe kam fjetur atje. Ne shtator te atij viti ika ne Itali. Kurre me se kam bere ate rruge ne kembe.

Ka shume histori per kete vend te shenjte. Dikush thote qe kane pare mrekulli me sy. Tregohet edhe per misterin e toges ushtarake apo cka u ndodhi atyne qe ne 1967 dolen vullnetar per t’i vene minat… Jam i gezuar qe e pashe kete kishe te rindertuar duke ia kthyer madheshtine e dikurshme…

Shkruajta ketu dy kujtime te miat, per arsye se ende sot, kjo nate eshte pak me speciale per mua. Ata qe me njohin e dine qe nuk jam ndonje besimtar i devotshem. Jam katolik ne menyren time dhe “ban mire se gjen mire”, eshte motoja ime. A ban mire ne kishe, xhami apo ne rruge per mua s’ka rendsi. Por kur vjen te Kisha e Shna Ndout, jam i devotshem. Shpresoj nje dite ta kem mundesine ta kaloj Naten e 12 Qershorit aty me familjen time. Edhe sivjet nuk u be. S’ka dert, te behet kur te jete shkruar. Por veç mendimi ne krye me ben te ndihem pereseri adoleshent, duke harruar se tash jam bere familje vete, babe dhe zot shtepie.

Po e mbyll me refrenin e lutjes se Shna Ndout ashtu siç e kam mesuar atehere ose siç e mbaj mend. “O i mrekullueshmi Shejti i Shna Ndue, qiella e toka jan tu t’nderue. Nder kam tua sot jena ra, aman po lutena ndihm me na ba”.

Kjo Nate e i Shna Ndou u nimofte, gjithkuj qe beson ne Zot, Amen!