Nga William E. Ryerson
Ndërsa po i afrohemi, këtë muaj, një tjetër përvjetori të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, kam reflektuar për zhvillimet në Shqipëri gjatë këtyre 31 viteve në vijim. Armiqësia zyrtare ndaj SHBA-së aq e dukshme më parë, ishte fshirë e zëvendësuar me miqësinë e ripërtërirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e cila vetëm është forcuar nga viti në vit.
Që atëhere, Shqipëria i është bashkuar NATO-s, ulet afër Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe ka kryer punën e vështirë dhe të nevojshme për të hyrë në Bashkimin European.
Tani, pas 31 vitesh, është e qartë se një brez i ri shqiptarësh është gati dhe i etur për të shkruar kapitullin e ri të historisë së Shqipërisë.
Më jep zemër që këta të rinj e kuptojnë se Washingtoni mbështet fuqimisht përparimin drejt promovimit të të drejtave por edhe të përgjegjësive që priten nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, forcimin e pushtetit të ligjit, dhe eliminimin e korrupsionit.
Koha ka ardhur përsëri për ndryshim. Ashtu si ishim me ndryshim-bërësit e vitit 1991, unë dhe miqtë e tjerë amerikanë të Shqipërisë jemi tani me këtë brez ndryshim-bërësish.
Ka ardhur koha që brezi i vjetër t’ia hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të të kaluarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes.
U uroj atyre çdo sukses, ndërsa udhëheqin përpara vendin me të cilin rashë në dashuri.
William E. Ryerson shërbeu si ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1991-1994), pas rënies së komunizmit dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.