Prishtinë, 16 mars 2025 – Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka vdekur sot (e diel) në mbrëmje, në moshën 87 vjeçare.
Njoftimi është publikuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniq.
“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë. U prehtë në paqe”, ka shkruar Krasniqi.
Haxhi Thaçi ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku po trajtohej pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Ish-presidenti Thaçi e vizitoi babanë e tij në spital më 13 mars, me leje të lëshuar nga Gjykata Speciale në Hagë për arsye humanitare. Ai qëndroi pranë babait në spital rreth tri orë, prej nga u transportua përsëri për në Hagë, ku po mbahet në paraburgim prej nëntorit të viitit 2020.
Ish-presidenti Thaçi, bashkë me ish-krytetarët e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, dh eish-deputetin Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Ata kanë qenë komandantë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, gjatë kohës kur, sipas aktakuzës, janë kryer krimet të cilat u ngarkohen.
(r.m.)
Ngushllime Famijes Thaçi dhe të gjithë atyre që ndiejn dhembje për këtë vdekje!
I ndjeri Haxhi u përkujtoftë përjetësisht dhe past nga kush!