Ka vdekur Isuf Kadriu, zëvendëskryeredaktori i TV ALSAT-M

Shkup, 23 qershor 2024 – Gazetari nga Shkupi Isuf Kadriu ka vdekur papritur të dielën, në moshën 52-vjeçare. Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në Shëngjin, në Shqipëri, ku ka qenë në pushime me familjen.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë,

Prej vitit 2008, Kadriu ka qenë zëvendës-kryeredaktor në Televizionin Alsat Maqedonia në Shkup. Ai ka qenë edhe korrespondent i Radios Evropa e Lirë nga Shkupi, prej vitit 2002.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në Gjilan, ndërsa studimet për gazetari i ka mbaruar në Universitetin e Tiranës. Profesionin e gazetarisë ka filluar ta ushtrojë në vitin 1998 në Televizionin Era, në Shkup. Prej vitit 1999 deri në vitin 2008 ka punuar në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, në programin për gjuhën shqipe.

“Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribuues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike”, thuhet në dedikimin e kolegëve të tij më Alsat-M.

(r.m.)