Kaja Kallas: Marrëveshja e Brukselit – rruga e vetme e anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE

Bruksel, 3 dhjetor 2024 – Shefja e re e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka pritur sot në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, në një postim në platfortmën “X”, zonja Kallas ka theksuar se rruga e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian është normalizimi i marrëdhënieve midis tyre.

“I takova sot kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve midis tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar ajo.

Zonja Kallas ka bërë të ditur se në takimet me Kurtin e Vuçiqin ka folur edhe për sulmin e fundit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, i cili u jkrye të premten, më 29 nëntor. Ajo ka thënë se e ka mirëpritur gatishmërinë e palëve që të bashkëpunojnë për ndriçimin e rastit dhe për nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë.

“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kallas.

 

Shefja e diplomacisë evropiane priti në takime të veçanta edhe liderët e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Të martën në mbrëmje, liderët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar në darkЍ nga Presidenti i Komisionit Evropian, Antonio Costa.

(r.m.)