Kallas: Serbia të ndihmojë nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin në Banjskë

Bruksel, 3 dhjetor 2024 – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Kaja Kallas, i ka bërë thirrje Serbisë të vazhdojë dialogun me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre, të bashkëpunojë me autoritetet e Kosovës për ndriçimin e plotë të sulmit të grupit të armatosur serb në Banjskë dhe nxjerrjen e kryessve para drejtësisë dhe t’i bashkohet botës demokratike duke vënë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Zonja Kallas i ka shtruar këto kërkesa në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, të martën.

Vuçiq ka konfirmuar se këto kësrkesa i janë bërë gjatë bisedës me shefen e diplomacisë everopiane, të cilën e ka cilësuar si “bisedë të hapur dhe të vështirë”.

“Një bisedë e hapur dhe e vështirë me eurodiplomaten Kaja Kallas. Biseduan për rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë foli për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Prishtinën, për zgjidhjen e rastit të Banjskës dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, ka shkruar Vuçiq, në profilin e tij në Instagram. 

Kaja Kallas, e cila e mori detyrën e shefes së diplomacisë evropiane para dy ditësh, priti të martën në takime të ndara edhe liderët e vendeve tjera të Bashkimit Evropian.

Në mbrëmje, liderët e rajonit janë ftuar në një takim joformal nga Presidenti i Komisionit Evropian, Antonio Costa. 

(r.m.)