Kamberi: Beogradi po e pengon hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc

Preshevë, 19 nëntor 2024 – Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka akuzuar Beogradfin zyrtar se po e pengon hapjen e pikës kufitare midis Serbisë e Maqedonisë së Veriut, Llojan-Miratoc.

“Vite e vite po kalojnë dhe nuk po e zbatojnë. Dhe nuk besoj që do të zbatohet në një të ardhme të afërt”, ka thënë Kamberi, në Daily Click.

Ai ka thënë sevendimi për hapjen e kësaj pike të kalimit kufitar është marrë nga Qeveria e Serbisë që në vitin 2006, por hapja e saj pengohet nga Beogradi, sepse zona, në të dyja anët e kufirit, është e banuar nga shqiptarët.

“Ai vendim nuk është zbatuar, nuk është zbatuar sepse kjo zonë është etnikisht shqiptare. Edhe andej, edhe këndej. Por, në bisedat që kemi pasur në Beograd, ata e kanë fajësuar palën maqedonase. Në vitin 2014, kur isha deputet, në një takim që kemi pasur në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd, kemi kuptuar se problemi është te Beogradi dhe se ata janë penguesit kryesor të hapjes së kufirit”, ka thënë Kamberi.

Hapja e kësaj pike kufitare do të shkurtonte rrugën midis vendbanimeve të zonës në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut.

(r.m.)