Kamberi kërkon prezencë më të madhe të SHBA-së në Luginë

Beograd, 2 gusht 2022 – Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar prezencë më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luginën e Preshevës.

Kamberi e ka bërë këtë kërkesë në takimin që ka pasur me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher R. Hill.

Ai ka thënë se me ambasadorin Hill ka biseduar edhe për Planin 7 pikësh dhe për situatën e përgjithshme në Luginë.

“Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi. Prezenca më e madhe e SHBA-ve në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

(r.m.)