Pas deklarateve të sotme të presidentit Aleksandar Vuçiq, që “Serbia do ti integrojë shqiptarët, por ata duhet ta dijnë se në cilin shtet jetojnë”, ka reaguar deputeti popullor, Shaip Kamberi, i cili ka thënë se: 𝗡𝘂𝗸 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈ 𝗮𝗻𝗴𝗮𝘇𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 “𝗦𝗿𝗽𝘀𝗸𝗶 𝗦𝘃𝗲𝘁” 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗮𝗴𝗮𝗻𝗱𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗴𝗿𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝗻𝗼𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘃𝗲, 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲.
“Sot, pas takimit me shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadorin Jan Brathau, Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq paska deklaruar se “do t’i integrojmë shqiptarët, për të punuar në polici dhe si mjek“, porse shqiptarët, sipas tij “duhet të dijnë në cilin shtet jetojnë” – ka shkruar Kamberi, duke iu referuar dekleratës së fundit të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka thënë se me këto deklerata, Vuçiqi ka pranuar që shqiptarët janë të pa integruar në Serbi.
“Së pari lajm i mirë që vet Presidenti i Serbisë pranon më në fund se shqiptarët në Serbi nuk janë të integruar. Së dyti është klasik ky argumenti i mungesës së vullnetit të integrimit të minoriteteve në emër të moslojalitetit të tyre ndaj shtetit” – ka shkruar deputeti Kamberi përmes një postimi në facebook.
“Lojaliteti i qytetarëve ndaj shtetit është përgjegjësi e shtetit, jo e qytetarëve! Nëse ka qytetarë që nuk e ndjejnë shtetin si të tyre, fajin duhet kërkuar te shteti me organet e tij, jo te qytetarët” – ka shkruar Kamberi.
Më poshtë, mundë të lexoni të plotë reagimin e deputetit Shaip Kamberi për dekleratën e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq mbi integrimin e shqiptarëve në disa institucione shtetërore:
𝗡𝘂𝗸 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈ 𝗮𝗻𝗴𝗮𝘇𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 “𝗦𝗿𝗽𝘀𝗸𝗶 𝗦𝘃𝗲𝘁” 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗮𝗴𝗮𝗻𝗱𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗴𝗿𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝗻𝗼𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘃𝗲, 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲
Sot, pas takimit me shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadorin Jan Brathau, Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq paska deklaruar se “do t’i integrojmë shqiptarët, për të punuar në polici dhe si mjek“, porse shqiptarët, sipas tij “duhet të dijnë në cilin shtet jetojnë”.
Së pari lajm i mirë që vet Presidenti i Serbisë pranon më në fund se shqiptarët në Serbi nuk janë të integruar.
Së dyti është klasik ky argumenti i mungesës së vullnetit të integrimit të minoriteteve në emër të moslojalitetit të tyre ndaj shtetit.
Lojaliteti i qytetarëve ndaj shtetit është përgjegjësi e shtetit, jo e qytetarëve! Nëse ka qytetarë që nuk e ndjejnë shtetin si të tyre, fajin duhet kërkuar te shteti me organet e tij, jo te qytetarët.
Sot ka jo pak qytetarë të përkatësisë etnike serbe që nuk e ndjejnë Serbinë si shtet të tyre dhe e kanë braktisur atë, sepse nuk i jep mirëqenie dhe as ndjenjën e përkatësisë së shtetësisë dhe qytetarisë.
Siç ka shumë qytetarë të përkatësisë etnike shqiptare që ndjejnë sot Zvicrën apo Shtetet e Bashkuara si shtet të tyre, për mirëqenien dhe të drejtat që i ofron shteti.
Por sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ata kanë vite që presin të punësohen në institucionet e Republikës së Serbisë. Refuzohen nga shteti që qeveriset pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq.
Kanë vite që presin t’ju njihen diplomat nga shteti i Serbisë. Refuzohen nga shteti që qeveriset pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq.
Kanë vitë që presin që t’ju njihen ligjërisht simbolet e tyre kombëtare nga shteti i Serbisë. Refuzohen nga shteti që qeveriset pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq.
Kanë vite që presin investime publike nga shteti i Serbisë. Refuzohen nga shteti që qeveriset pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq.
Këto e shumë zotime të tjera gjinden në 3 marrëveshjet (2001, 2009 dhe 2013) që ka nënshkruar shteti që qeveriset pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq me të zgjedhurit e Luginës për integrimin e shqiptarëve dhe zhvillimin socioekonomik të Luginës.
Zbatimi i këtyre marrëveshjeve bllokohet nga shteti që qeveristet pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq.
Siç edhe bllokohet dialogu me të zgjedhurit e Luginës nga shteti që qeveriset pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq.
Presidenti Vuçiq mund edhe të vazhdojë ta manipulojë bashkësinë ndëkombëtare duke u treguar “konstruktiv” jashtë vendit dhe autoritar brenda vendit ndaj minoriteteve dhe opozitarëve.
Por duhet të përcaktohet për çfarë angazhohet? Se nuk shkojnë bashkë edhe angazhimi për “Srpski Svet” edhe propaganda për integrim të minoriteteve, edhe shqiptarëve.
Marrë nga luginalajm.com