Kamberi procedon në Kuvendin e Serbisë një projektligj për mbrojtjen e të drejtave të pakicave

Beograd, 24 korrik 2023 – Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi,dorëzoi sot në Kuvendin e Serbisë një projektliigj të ri për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Ky projektligj i përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive, në përputhje me standardet më të larta.

Ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky projektligj.

“Risi e veçantë e këtij propozimi ligjor janë dispozitat ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë normat e tij, në krahasim me Ligjin aktual i cili fare nuk përmban dispozita ndëshkuese, që praktikisht respektimin e të drejtave të pakicave e ka lënë në mëshirën dhe disponimin politik të qeverisë qendrore”, ka njoftuar Kamberi në Facebook.

“Dispositat ndëshkuese, dënimet me burg dhe të holla ndaj atyre që nuk respektojnë këtë Ligj në rast të aprovimit, duhet të jenë garanca e realizimit të tij”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se projektligji është përkrahur nga dy deputetë të SDA-së së Sanxhakut dhe një deputet i pakicës ukrainase

“Edhe kësaj radhe propozimi im ka hasur në përkrahjen e dy deputeteve të SDA së Sanxhakut dhe një deputeti të pakicës ukrainase”, ka shkruar Kamberi.

Ky është propozimi i tretë i Kamberit për ndryshime ligjore në 5 muajt e fundit.

Propozimi për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e flamurit dhe propozimi për riorganizimi i territoreve të gjykatave e të prokurorive kanë hyrë në procedurë parlamentare.

Pikat kryesore të projeektliigjit të dërguar nga Kamberi në Kuvendin e Serbisë:

Ruajtja e identitetit, traditës dhe veçantive;

Të drejtat në arsim – me të drejtën e krijimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe domosdoshmërinë që në tekstet shkollore të historisë, artit e kulturës së paku 50% e lëndës të jetë nga histroia e kultura kombëtare e pakicave;

Të drejtën e patjetërsueshme të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit;

Të drejtën e pakufizuar të përdorimit të simboleve kombëtare;

Të drejtën për përfaqësim proporcional dhe adekuat në gjyqësor;

Të drejtën për përfaqësim adekuat e proporcional në organet shtetërore;

Të drejtën e pakontestueshme për bashkëpunim me shtetin amë;

Krijimin e Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave të pazhvilluara;

May be an image of blueprint, ticket stub and text

(r.m.)