Deputeti nga trojet etnike të Shqipërisë nën pushtimin e Serbisë, vërejti “shtypjen e shqiptarëve nga regjimi i Presidentit Vuçiq dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve atje”
Knid Ndrenika
Deputeti i Kuvendit të Serbisë nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi tha në Shkodër se presidenti Aleksandër Vuçiq po shtyp shqiptarët” dhe se ai “ka lidhje të forta me Kinën dhe me Rusinë”.
Ai tha se në Shkodër bashkëbisedoi me diplomatë të ndryshëm shqiptarë, ndërmarrës dhe humanistë, përfaqësues të shqiptarëve nga Malësia e Madhe, Mali i Zi dhe Kosova.
Deputeti nga trojet etnike të Shqipërisë nën pushtimin e Serbisë, vërejti “shtypjen e shqiptarëve nga regjimi i Presidentit Vuçiq dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve atje”.
“Nuk mund të ketë “Open Balkan”, përsa kohë shqiptarët në Serbi janë të shtypur. Nuk mund ta kritikoj këtë procedurë, por s’mund të ketë përjashtime. Nisma nuk mund të vazhdojë, përsa kohë Kosova është e përjashtuar”-tha ai.
Sipas zotit Kamberi, “Vuçiq me dy standarde ku nga njera anë bën si paqësor i Ballkanit dhe bashkues, por nga ana tjetër përmend termin “bota serbe” duke përjashtuar gjithë të tjerët”.
Duke vërejtur se presidenti Vuçiq “tenton shpopullimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës”, deputeti Kamberi tha se duhet më shumë mbështetje nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Kritikat e deputetit Kamberi nga territori i Shqipërisë së Epërme Verilindore, janë gjithashtu për Bashkimin Europian, që siç theksoi “po detyron Kosovën dhe Serbinë që të firmosin disa marrëveshje që ndoshta nuk janë të duhurat”.
Takimi rajonal i Shkodrës u organizua nga “Gazeta e Alpeve” me mbështetje të Kryebashkiakes Voltana Ademi.