Në 28 shtator u mbajt, në Prishtinë, Konferenca e Federatës së Golfit të Kosovës me rastin e organizimit të Kampionatit të Dytë Shtetëror të Kosovës në Golf.
Kampionati do të mbahet me datë 2 tetor 2021, në Resortin e Golfit Heitlinger Genusswelten në Ostringen – Gjermani ku pritet të marrin pjesë rreth 55 lojëtar të Kosovës (duke përfshirë pesë lojëtare) të cilët do udhëtojnë nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Austria, Holanda, Kosova, dhe nga brenda Gjermanisë.
Kjo pjesëmarrje e gjerë ndërkombëtare premton ta shëndrrojë këtë ngjarje në Kampionatin më madhështor të organizuar ndonjëherë nga Federata e Golfit e Kosovës.