Kjo është vizita e dytë e zonjës Merkel në Shqipëri
Knid Ndrenika
Në Tiranë ka filluar takimet në vizitën e dytë në Shqipëri, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Në programin e zonjës Merkel përfshihen bisedimet me kryeministrin Edi Rama dhe me krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Tematikë e bisedimeve janë marrëdhëniet shqiptaro-gjermane dhe bashkëpunimi ballkanik.
Kancelarja gjermane Merkel rreth orës 10 e 20 mbërriti në Pallatin e Brigadave nën shoqërimn e kryeministrit Edi Rama pasi u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Jashtem, Olta Xhaçka.
Kjo është vizita e dytë e zonjës Merkel në Shqipëri.