Zgjodhi dhe përgatiti për botim Anton Çefa
Eqrem Çabej :
“Fishta qe një bir i vërtetë i polemit të tij dhe bash nga kjo rrenjosje te trualli i vet ay u bë . . . poeti kombëtar i Shqipërisë. Veçse ç’i fali vendi poetit, ky ia përligji në trajtë të fisnikësuar të artit. Sepse vepra e tij u bë pasqyra besnike, fytyra e kthjelltë e gjith vërtetësisë etnike, trimërisë së ashpër, burrërisë luftarake, krenarisë raciale që ka mundur të ruajë gjer sot jeta shqiptare. Tërheqës si njeri, original e i madh si shkrimtar . . . Lahuta është dhiata e shtrenjtë e poetit lënë trashëgim nipnis s’kohve t’vona ene për të lè”.
Lasgush Poradeci :
“Vajta t’a shoh rishtas në 1937, në Shkodër . . .Në librin tim të falur i kisha shkruar pjesën e njëqindtë nga ç’desha: “Njeriu i Zotit, meditans dhe militans, Burrit shqiptar përfaqësonjës, më të madhit epik të shekullit”.
Martin Camaj :
“Me Fishtën nxen fill zhvillimi i gjuhës së shkrueme shqipe tue u nisë drejtpërdrejtë nga bazat e të folmes popullore. Përvoja e trashëgimi i Fishtës po në këtë drejtim asht gur themeluer i gjuhës letrare shqipe pa përjashtim rrymash, tue përfshi edhe ata shkrimtarë, njofsa dhe shijuesa të thellë të letërsisë moderne prendimore . . .”
Kristaq Cipo :
“At Gjegji ka qenë për ne, deri ditën që mbylli sytë, Patriarku i letrave shqiptare e Poeti më i madh i vendit tonë. Vorri i ti do të jetë për ne, e gjatë kavaljeteve, një faltore e vogël evarije për Shqiptarët e vërtetë.”
Luigj Gurakuqi :
“ . . . Po, mbas gjurmës s’ate . . . si n’luftë mizore na leu hylli i Shqipnisë qi Knjazit tuten i a shtini at herë, kështu Hylli i Zanës Arbnore leu me Lahutë.”
Pashko Gjeçi :
“Poeti Kombtar . . .At Fishta asht e duhet të mbesë poet i forcës, i njaj force primordiale e kaotike . . . nji rrymë e furishme energjije, gadi nji dihatje titani asht poezia e At Fishtës. . . . Gjergj Fishta ka dhanë kontributin e vet të fuqishëm për të përforcue ndërgjegjën kombëtare e për të pasunue vizarin tonë të madh shpirtnuer: gjuhën.”
Ali Klisura :
Fishta zotnon pushtetin krijues të poezis, ket dhuratë qiellore, në nji mënyrë të çuditëshme edhe si esencë përtrijse e artit të tij të zgjedhun asht nji atdhedashtëni e flakët shejte.
Arshi Pipa:
Fishta nuk asht At Gjergji, por asht goja e popullit, zemra e popullit qi rrahë në fjalën e tij. Unë jam i mendjes se Fishta ishte në origjinë nji poet lirik, por të nji lirismi të fuqishëm, kryengritës jo lotues melankolik, por burrnuer, ushqye me langun me të cilin ushqehen lisat e pishat mes shkambijvet, nji lirizëm luftarak porsi ay i Pindarit a ma mirë ay i Tirteut.”
Skënder Buçpapaj:
“Fishta është poeti më i kompletuar i poezisë shqipe.”
Kolec Çefa
“Fishta ashtë krijesa shumëkulturore ma e talentuara, ma e fuqishmja, ma patriotikja e ma prodhimtarja e letrave shqipe. Asht personalitet i veçantë e i shumanëshëm, unik, e akoma i papërsritshëm, që ka lanë gjurmë të mençura e të thella në shumë fusha të dijes e të kulturës shqiptare.”
Filip Fishta
“Nuk kam dyshim t’a cilësoj At Fishten – pa dashtë të baj smadhime retorike – si njerin ma besnik të shprehjes së ndiesive shejte dhe bujare të Kombit tanë, në nji gjuhë të pakund krahasim, sa me meritue të quhet ma i madhi Poet kombtar qi njohu bota shqiptare deri më sot.”
Sejfulla Malishova:
“ . . .mendes së fuqishme të Fishtës Shqipnia i do dijtë poezitë ma të mira epike, lirike, dramatike.”
Mitrush Kuteli:
“Fishta zë kryet e vendit në poezinë shqipe.”
Kristo Maloki:
“Gjergj Fishta ka hy një herë e përgjithmonë në panteonin e Kombit shqiptar. . . si rapsod i naltë i Maleve t’ona, si personalitet publik, si tribun i popullit dhe si pishëtar kulturor.”
Ernest Koliqi
“Fishta heshti, por kangët e tija do të tingëllojnë të gjalla deri sa të flitet shqip nën kupë të qiellit.”
Lefter L. Dilo:
“Shqipëria e luftëtarëve qan me gjithë zemër e me pikllim Ushtarin e pendës, Poetin e vet kombëtar . . . Mësuesin e të gjithë Shqiptarëvet . . . Mbretin e Poetëve shqiptarë.”
Mustafa Kruja:
“Zija qi i paska ra Shqiptaris me dekën e ma të madhit Këndues të virtyteve të saja më preku thellësisht.”