Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar në Korçë ku janë arrestuar edhe disa persona.
Pas disa muajsh hetimesh lenda narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni te sektorit të antitrafiqeve.
Mësohet se operacioni po vijon ende, ndërsa priten arrestime të personave te tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lendeve narkotike. Mendohet se lënda narkotike kishte si destinacion Greqinë.
(BalkanWeb)
###
Është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike në qarkun e Korçës.
Mësohet se në këtë operacion janë arrestuar disa persona si dhe janë sekuestruar dis amakina
Lënda narkotike është sekuestruar gjate operacionit të sektorit te anti-trafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.
Po ashtu, bëhet me dije se sasia e madhe e drogës kishte si destinacion Greqinë fqinje.
I përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, sipas burimeve konfidenciale mësohet të jetë edhe një avokat.
Operacioni po vijon, ndërsa priten arrestime të personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.
(Ora News)