Karen Donfried takohet me Vuçiqin, bisedon edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Beograd, 25 prill 2022 – Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, është takuar të martën, më 26 prill, në Beograd, me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenca e Serbisë ka bërë tëditur se në këtë takim është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe për bashkëpunimin rajonal.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiq ka thënë se Serbia i ka përmbushur detyrimet e saj, por autoritetet e Kosovës nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Në këtë kontekst, ai e ka përmendur marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Edhe nëntë vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit, nuk ka nisur themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, citohet të këtë thënë ai.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar plotësisht për vazhdimin e dialogut, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe përarritjen e një marrëveshjeve të pranuaeshme për tëdyja palët.

Sipas njoftimit, gjatë bisedës për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin rajonal, Vuçiqi ka thënë se nisma “Ballkani i Hapur” është shembull i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal, duke theksuar se kjo iniciativë “është mënyra më e mirë për të përgatitur shtetet e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Ndërkaq, Ndihmës-sekretarja Donfried ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të anëtarësohet në BE dhe ka përsëritur se ky është një prej prioriteteve të politikës së jashtme amerikane për këtë rajon.

Sipas zyrës së Vuçiqit, zonja Doinfries e ka mirëpritur nismën “Ballkani i Hapur” dhe qëllimin e Serbisë që të përqendrohet në bashkëpunimin ekonomik rajonal.

Në pjesën e bisedës për bashkëpiunimin e Serbisë me SHBA-të. Vuçiq ka thënë se Serbia i ka rritur eksportet në Shtetet e Bashkuara për 100 për qind krahasuar me vitin 2010.

Në njoftim thuhet se zonja Donfried e Vuçiq kanë biseduar edhe për qëndrimin e Beogradit ndaj zhvillimeve në Ukrainë, por nuk jeoen detaje lidhur me qëndrimet që ka mbajtur Vuçiq lidhur me këtë temë.

Serbia ka votuar në OKB për dënimin e agresionit të Rusisë në Ukrainë, por nuk ka miratuar sanksionet e vendosura nga SHBA dhe Perëndimi ndaj Rusisë.

Ambasada amerikan në Beograd, në një postim në Tëitter, tha se partneriteti me Serbinë është shumë i rëndësishëm për Uashingtonin.

“Vizita e Karen Donfried është një konfirmim tjetër i dëshirës për të ndërtuar lidhje më të forta midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në postim.

Në takim kanë marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill. Ndërkaq, nga pala serbe kanë marrë pjesë edhte ministri i Jashtëm, Nikolla Selakoviq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Zonja Donfried ka udhëtuar për në Beograd nga Prishtina. Të hënën, pas taskimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti, ajo u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradin që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, duke theksuar se status-quoja është e paqëndrueshme.

“Ne i japim prioritet mbështetjes së procesit të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe t’i ndihmojmë Kosovës që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë. Status quo-ja është paqëndrueshme. Jo vetëm që e pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nga kjo përfiton Kremlini. Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo në Prishtinë.

Vizita e Donfried në Kosovë dhe në Serbi realizohet vetëm pak ditë pas vizitës së një delegacioni të senatorëve amerikanë, të cilët qëndruan në Serbi, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

(r.m.)