Tiranë, 20 maj 2021 – Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. KAS, ka vendosur sot të rinumërohen 114 kutitë e Beratit për të cilat ka pretendime nga LSI se ka pasur shkelje. Sipas vendimit të KAS, në shumicën e kutive do të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore, ndërsa rinumërim i votave për kandidatët do të bëhet vetëm në katër kuti të votave.
eanca do të rifillojë në orën 14:00. Derisa të transportohen kutitë, do të autorizohet nga një përfaqësues i partive politike për shoqërimin e kutive.
Të mërkurën, KAS e rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Intergrim dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, që të shpallen të pavlefshme rezuktatet e zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Beratit dhe të bëhet përsëritja e zgjedhjeve.
(r.m.)