Tiranë,15 maj 2021 – KAS pranoi kërkesën e LSI, për të hapur 24 kuti të materialeve zgjedhore në qarkun e Beratit.
Mësohet se KAS do të shqyrtojë nga të dhënat e materialeve zgjedhore të këtyre 24 kutive përputhshmërinë e listave të zgjedhjeve, identifikimin elektronik të tyre.
Po ashtu, KAS rrëzoi kërkesën e PD-së, e cila kërkonte që të merreshin informacionet shtesë për provat shtesë nga institucionet shëndetësore dhe organet ligjzbatues, si SPAK dhe Prokuroria, për të vërtetuar sipas demokratëve shkeljet zgjedhore. Me kërkesën e dy anëtarëve të KAS, Braho dhe Çefa, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të administrojë dhe kryqëzimin e të dhënave nga pajisja PEI, identifikimi elektronik. Mbledhja e radhës, ku do të hapen kutitë e votimit, pritet të zhvillohet ditën e hënën, në orën 10:00.
LSI pretendon për shkelje të ligjit dhe se përmes hapjes së këtyre kutive do të sigurojë prova të mjaftueshme të cilat mund t’i japin asaj mandatin e parë në qarkun e Beratit, duke ia hequr PS-së. Bëhet fjalë specifikisht për mandatin e Blendi Klosit, duke i kaluar Ardit Çelës.
(BalkanWeb)