Katër rusë me çanta mes serbëve në veri, mendohet se janë të pajisur me…

Mediat në Kosovë raportojnë se katër rusë sot kanë hyrë në mesin e serbëve në veri në Jarinje.

Sipas burimeve të “KosovaPress” në vendin e ngjarjes, rusët kanë sjellë me vete edhe tri çanta, të cilat i kanë hapur vetëm në kohën kur është errësuar.

Nuk dihet ende se çfarë ka në ato çanta, megjithëse është përjashtuar se ato janë armë. Sipas të gjitha gjasave, janë pajisje kibernetike.

Fotografitë e bëra në vendin e ngjarjes tregojnë momentin kur ata po i afroheshin njërës nga pikat ku janë mbledhur serbët, disa qindra metra më poshtë se pika kufitare.

Merret vesh se me të arritur në vendin e ngjarjes, rusët kanë shkaktuar një dozë shqetësimi edhe te disa serbë vendas. Mirëpo, ata janë nga serbë që kanë ardhur këto ditë nga Mali i Zi.

Të dhëna të tjera të sigurta nga burimet në veri, thuhet se mbrëmë ka hyrë një grup i serbëve nga Serbia, të përfshirë në puçin e organizuar nga rusët në Podgoricë në vitin 2016, në krye me Bratislav Dikiçin.BW

###

Burime të sakta kanë thënë për “KosovaPress” se katër rusë sot kanë hyrë në mesin e serbëve në veri në Jarinje.

Sipas burimeve të “KosovaPress” në vendin e ngjarjes, rusët kanë sjellë me vete edhe tri çanta, të cilat i kanë hapur vetëm në kohën kur është errësuar.

Nuk dihet ende se çfarë ka në ato çanta, megjithëse është përjashtuar se ato janë armë. Sipas të gjitha gjasave, janë pajisje kibernetike.

Fotografitë e bëra në vendin e ngjarjes tregojnë momentin kur ata po i afroheshin njërës nga pikat ku janë mbledhur serbët, disa qindra metra më poshtë se pika kufitare.

Merret vesh se me të arritur në vendin e ngjarjes, rusët kanë shkaktuar një dozë shqetësimi edhe te disa serbë vendas. Mirëpo, ata janë nga serbë që kanë ardhur këto ditë nga Mali i Zi.

Të dhëna të tjera të sigurta nga burimet në veri, thuhet se mbrëmë ka hyrë një grup i serbëve nga Serbia, të përfshirë në puçin e organizuar nga rusët në Podgoricë në vitin 2016, në krye me Bratislav Dikiçin.