Katër të rinj serbë arrestohen në Mitrovicën e Veriut për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë

Prishtinë, 10 shtator 2024 – Policia e Kosovës ka konfirmuar se katër të rinjë, pjesëtarë të komunitetit serb, janë ndaluar të martën në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se i kanë sulmur dy zyrtarë policorë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Knjaz Milosh” në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Më datë 10.09.2024 katër persona të moshës madhore i kanë ofenduar e më pas sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitore të Mitrovicës Veriore e më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime. Njësitet policore kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën ’Knjaz Milosh’”, ka thënë Elshani.

Policia e Kosovës, në njoftimin zyrtar tyë saj, njoftoi se katër të dyshuarit janë dërguar edhe në kontroll mjekësor, ku është konstatuar se tre prej tyre kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Njësitet policore kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën Knjaz Millosh. Ata janë dërguar në stacionin policor e më pas janë dërguar për kontroll mjekësor. Të arrestuarve u është bërë matja e nivelit të alkoolit dhe ka dalë që tre nga ta janë nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, me urdhër të prokurorit

Policia i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat se ndaj katër të dyshuarve është përdorur forcë e tepruar gjatë arrestimit.

Akuzat për përdorim të forcës së tepërt ndaj katër të rinjëve serbë janë bërë nga Lista Serbe, partia me e madhe e serbëve në Kosovë që kontrollohet nga Beogradi, dhe nga Qevera e Serbisë.

Lista Serbe ka thënë se Policia e Kosovës ka përdorur forcë të tepruar dhe i ka rrahuar të arrestuarit. 

“Brutaliteti i Policisë së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, ndaj serbëve është bërë Bdukuri e përditshme në veri të Kosovës”, ka thënë Lista Serbe.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka thënë se ndalimi i katër të rinjëve serbë “i pasqyron politikat antiserbe dhe represionin e torturën që e vuajnë dhe e përjetojnë çdo ditë serbët në veri të Kosovës”.

Akuza të rënda në adresë të Policisë së Kosovës, të Qeverisë së Kosovës dhe të kryeministrit Albin Kurti, ka drejtuar edhe kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, Ai ka thënë se sipas informacionit që I është dërguar të rinjtë e arrestuar janë rrahur nga policia e Kosovës.

“Ata janë nxjerrë nga një objekt dhe më pas janë rrahur, ndërsa është arrestuar edhe i katërti që e ka regjistruar gjithë këtë me telefonin e tij, që ka filmuar atë represion dhe sulm”, ka thënë Vuçeviq.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se brenda 72 orësh do t’ia kumtojë opinion nit publik “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur dhe ato që Serbia kërkon dhe synon të bëjë”.

(r.m.)