Kearns: Një muaj pas sulmit në Banjskë, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi

Londër, 27 tetor 2023 – Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka tërhequr vërejtjen se një muaj që kur Milan Radoiçiq e ka pranuar fajësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, por ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe Beogradi nuk ka dhënë llogari për rolin që kishte në këtë sulm.

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë llogari për rolin e Beogradit.

Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata meritojnë drejtësi…”, ka shkruar aj në Twitter.

Zonja Kearns, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, kishtë paralajmëruar muaj më parë për rrezikun e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës. Ajo kishte thënë se kishte informacione se në Kosovë po silleshin armë nga Serbia dhe po depozitoheshin në kishat dhe manastiret ortodokse.

Formacioni i paramiltarëve të udhëhequr nga Radoiçiqi që e kreu sulin terrorist në Banjskë u barrikadua në manastirin e këtij fshati, kurse pas sulmit në objektet e manasirit dhe në shtëpitë e ndërtesat përreth u gjetën sasi të mëdha të arrmatimit më modern të këmbësorisë.

Alicia Krarns vazhdon të kërkojë me ngulm që nga Beogradi të kërkohet përgjegjësi për rolin e shtetit serb në sulmin terrorist në Banjskë.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga një formacion paraushtarak serb, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër. Në kundërsulm, Policia e Kosovës i vrau tre terroristë dhe arrestoi disa tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, atëherë nënkryetar i Listës Serbe, i cili është i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

(r.m.)