Londër, 4 shkurt 2024 – Kryesuesja e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj deklararës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, nëpërmjet së cilës ai i kritikoi autoritetet e Kosovës se, me veprimet e fundit, po nxisin tensione në vend.
Zonja Kearns, në reagimin e saj në platformën “X”, ka thënë se ky nuk është qëndrim i ekuilibruar i autortiteteve amerikane. Ajo ka thënë se SHBA-ja nuk kishte reaguar në të njëjtën mënyrë kidnapimit të tre ojesëtarëve të Policisë së Kosovës nga shërbimi aekret i Serbisë dhe ndaj sulmit terrorist në Banjskë.
“Ku është ekuilibri? A patëm deklaratë si kjo nga SHBA-ja pas kidnapimit ilegal të tre zyrtarëve policorë nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist në Banjskë mbetet shurdhuese”, ka shkruar Kearns.
Where is the balance?
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 4, 2024
Did we see a statement like this from the US following Serbia’s illegal kidnapping of 3 police officers? No.
The silence on the Banjska terror attack remains deafening. https://t.co/H8sFoThsT0
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një deklaratë të lëshuar të shtunën mbrëma, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mbylljen e gjashtë komunave paralele serbe në Kosovë dhe për rregulloren e Bankës Qenderore të Kosovës që e ndalon përdorimin e dinarëve të Serbisë në operacionet mepara të gatshme. Ai ka thënë se këto veprime mund të shkaktjnë tensione etnike në Kosovë dhe të kufizojnë mundësinë e mosmbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Hovenierit, të publikuar në platfomën “X”, të shtunën në mbrëmje.
(r.m.)