Keir Starmer takohet me Mbretin Charles, për të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Londër, 5 korrik 2024 – Lideri i Partisë Laburiste, Keir Starmer, e cila i fitoi bindhshëm zgjedhjedt në Britaninë e Madhe, bashkë me gruan e tij Victoria, ka mbërritur në Pallatin Buckingham për t’u takuar me Mbretin Charles dhe për ta marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Pas marrjes së mandatit, Starmer do t’i drejtohet kombit nga Downing Street, ku ka nisur grumbullimi i mbështestësve dhe qytetarëve të tjerë për të dëgjuar fjalën e tij të parë si kryemiunistër i vendit.

Të gjithë anëtarët e kabinetit të kryeministrit në largim, Rishi Sunak, duhet të bëjnë dorëzimin e detyrës te Mbreti sot pasdite, në mënyrë që ato t’u dorëzohen anëtarëve të kabinetit të Starmerit, i cili pritet të emërohet gjatë ditës së sotme.

Edhe Kryeministri i derisotëm, Rishi Sunak, u takua sot me Mbretin Charles, për t’ia dorëzuar mandatin e shefit të qeverisë. Pas takimit, Sunak njoftoi se ai do të japë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të Parisë Konservatore, por këtë do ta bëjë më vonë, pas analizave dhe konmsultave me rrethin e drejtuesve të partisë.

“E kam dëgjuar zemërimin tuaj,” tha ai, pas një nate katastrofike për partinë e tij. Disa ministra të kabinetit humbën vendet e tyre, si edhe ish-kryeministrja Liz Truss.

Laburistët arritën një fitore shumë të madhe në zgjedhjet e përgjithshme, pas 14 vjetësh të qeverisjes nga konservatorët.

(r.m.)