Këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa Nikaj nderohet nga qyteti i New York-ut

Nju Jork, 30 maj 2024 – Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Enisa Nikaj, është nderuar për arritjet e saj nga Këshilli Qytetit të New York-ut.

Enisa, e cila është me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi, thotë se ndonëse është lindur e rritur në New York, ajo u kujdes që të mos harronte kurrë rrënjët shqiptare.

Artistja që jeton në Amerikë, njihet për vokalin e saj unik dhe për një mori këngësh, duke vulosur emrin në arenën ndërkombëtare, sikurse shumë artistë të tjerë shqiptarë.

“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi, pas asgjë në emrin e tyre. Edhe pse jam lindur dhe rritur në Qytetin e New York-ut, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, e rrënjët shqiptare që i morëm nga në Tuzi i Malit të Zi”, shkroi Enisa në një postim në Instagram, duke folur për këtë arritje.

“Tani prej prindërve, që vinin nga një qytet i vogël arrita të nderohesha për arritjet e mia në qytetin më të madh në botë, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit të Qytetit për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën, krenare që isha ndër e para që hapa rrugën për brezin e ardhshëm”, theksoi mes tjerash ajo.

This image has an empty alt attribute; its file name is Enisa-Nikaj-5-640x400.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Enisa-Nikaj-2-640x400.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Enisa-Nikaj-3-640x400.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Enisa-Nikaj-24-640x400.jpg

 

(Telegrafi)