Bruksel, 15 nëntor 2021 – Ministrat e Jashtëm të BashkimitEvropian do të diskutojnë sot në Bruksel për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ministrat do të diskutojnë edhe për dialogun Kosovë – Serbindërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Bazë për diskutim do të jetë dokumenti që është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme i BE-së (EEAS).
Në këtë dokument thuhet se atmosfera e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë është ende “e ndërlikuar”.
“Fokusi duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu, duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe rrjedhimisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. “, thuhet në dokumentin bazë për diskutim.
Nëdokumend u kërkohet vendeve anëtare të BE-së që të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Komisionerit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Joseph Borrell dhe të përfaqësuesit të BE-së në dialog, Miroslav Lajçak.
Ministrat e 27 vendeve të BE-së sot do të diskutojnë edhe për situatën në Bosnjë e Hercegovinë. Shërbimi i BE-së për Politikë të Jashtme thekson se kriza e thellë në të cilën gjendet ky vend mund të zgjidhet me dialog të brendshëm.
Në takimin esotëm,ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë edhe për sanksionet ndaj Bjellorusisë, për shkak të krizës me emigrantë në kufij me Poloninë dhe me Lituaninë. (r.m.)