Këshilli i Sigurisë i Kosovës aprovon masa shtesë të sigurisë së infrastrukturës jetike

Prishtinë, 30 nëntor 2024 – Këshilli i Sigurisë i Kosovës, në mbledhjen urgjente të mbajtur mbëmë, pas mesnatës, ka aprovuar ndërmarrjen e masave shtesë të sigurisë së objekteve të infrastrukturës jetike. Këshilli ka njoftouar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit me strukturat ndërkombëtare të sogurisë për të parandaluar sulmet si ato që ndodhën ditët e fundit në pjesën veriore të Kosovës, të cilat kulmuan me sulmin terrorist ndaj kanalit të furnizimit me ujë nga Liqeni I Ujmanit.

“Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim. Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se ka indicie se sulmi terrorit ndaj kanalit furnizues me ujë nga Liqeni I Ujmanit është orkestuar nga shteti serb, ndërsa është kryer nga strukturat kriminale që kontrollohen nga Presidenti serb, Aleksandar Vu që kontrollohen nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Indikacionet e para sugjerojnë se ky sulm i radhës është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist. Elemente të organizatave terroriste ‘Mbrojtja Civile’ e ‘Brigada Veriore’ dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë planifikojnë e ushtrohen në Serbi për sulme të këtilla profesioniste. U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”, thuhet neë komunikatë.

“Institucionet e Kosovës mbeten të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve dhe për të siguruar që autorët e këtyre veprimeve të paligjshme të përballen me drejtësinë. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe keqinterpretimeve të luftës hibride kundër shtetit dhe popullit tone”, thuhet në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

“Shteti ynë është i vendosur dhe i përgatitur për t’i mbrojtur qytetarët e tij dhe infrastrukturën kritike. Ne nuk do të tolerojmë akte të tilla që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe kërcënojnë paqen dhe funksionimin demokratik. Situata po vihet nën kontroll drejt rikthimit në normalitet. Kërkojmë nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë sulm që na shkaktoi dëmtime të mëdha”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

(r.m.)