Prishtinë, 7 gusht 2023 – Këshilltarja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ardita Sinani, ka njoftuar se policia e Serbisë e kandaluar mbi një orë në vendkalimin kufitar me Kosovën në Muçibabë dhe nuk e ka lejuar ta kalojë kufirin.
Në një postim në Facebook, zonja Sinani ka treguar se policët serbë I kanë thënë se ajo nuk mund ta kalojë kufirin “pa marrë pëlqim nga baza”, por nuk i është shpjeguar se kush është kjo “bazë” dhe përse nuk lejohet të jyjë në Serbi.
Ajo ka thënë se kjo nuk do ta dekurajojë të vazhdojë angazhimin ppër të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Sot, rreth orës 10:00 në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë, jam ndaluar nga policia kufitare serbe për mbi një orë.
Arsyetimi i vetëm që mu dha nga policët kufitarë të Serbisë “Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”.
Asnjë sqarim shtesë për arsyen, apo se kush është baza që duhet pyetur dhe marrë leje për të kaluar kufirin.
Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jet mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ky rast, sigurisht do të jetë vetëm shtytje edhe më e madhe për të folur me zë edhe më të lartë për diskriminimin shtetërorë serb ndaj shqiptarëve.
E ndalimi nga policia në kufi, është vetëm njëra ndër to, e që është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politik të udhëheqësve aktual të Serbisë.
(r.m.)