Këshilltari i Kurtit publikon propozimin e BE-së: Kushtet e Serbisë u bënë qëndrime të BE-së

Prishtinë, 15 shtator 2023 – Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar në platformëbn X një dokument të cilin e quan “të vjetër gjashtë muaj”, të paraqitur si propozim i Bashkimit Evropian në takimin e Kurtit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, të enjten.

Zulfaj ka thënë në dokumenti dëshmon se “kushtet e Serbisë u bënë qëndrime të Bashkimit Evropian”.

Sipas tij, ky dokument, i propozuar më herët nga Serbia, u përdor dje nga lehtësuesi [BE] për të mbuluar mungesën e përpjekjeve të Serbisë për planin e sekuencimit.

“Një dokument gjashtëmujor i vjetër u përdor dje nga lehtësuesi për të mbuluar mungesën e përpjekjeve të Serbisë për planin e sekuencimit. Megjithatë, dokumenti është shumë i dobishëm për të kuptuar se si kushtet e Vuçiqit u bën qëndrime të BE-së”, ka shkruar Zulfaj.

Sipas tij, dokumenti shpjegon edhe aneksin e zbatimit jo optimal të paraqitur në Ohër, si dhe “përcaktimin e mëvonshëm të marrëveshjes bazë nga lehtësuesi me drafte të njëanshme, të pabalancuara dhe jo të plota”.

Takimi i Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel nuk dha asnjë rezultat. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Joseph Borrell, i cili mori pjesë në takim, tha se Vuçiqi e ka pranuar propozimin e BE-së, por Kurti e ka refuzuar atë.

Vetë Kurti deklaroi pas takimit se BE-ja e ka paraqitur si propozim të vetin propozimin e Serbisë dhe për këtë ai e bëri përgjegjës të dërguarin e BE-së për dialogun,  Miroslav Lajçak.

(r.m.)