Rubrika e lakmuar “30 Under 30” e revistës së famshme të biznesit “Forbes” ka përfshië edhe një shqiptar në SHBA mes 30 gjenive nën moshën 30 vjeç
Kevin Sekniqi, nga Miami Beach, Florida, është themeluesi më i ri i Ava Labs, ku luajti një rol kyç në krijimin e Avalanche, një bllokzinxhir i shpejtësisë më të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues si dhe AVAX, një kriptomonedhë me vlerë tregu 4 miliardë dollarë.
Në shtator gjigandi amerikan i investimeve globale, KKR njoftoi se do ta përdorte Avalanche për Fondin e tij të Rritjes Strategjike në Shëndetësi duke sinjalizuar një interes madhor të investuesve në produktin e çuar të talentit shqiptar.
I lindur në Shkodër, në vitin 1993, ai është shquar në matematikë dhe është pranuar për të kryer doktoraturën në Universitetin Cornell ku ka studjuar në ve135anti skemat e enkriptmit homoformik, skemat OPE, sistemet e shpërndarjes, ekonominë e kriptove etj. (ruben.avxhiu)