KFOR e vëzhgon situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës

Prishtinë, 1 gusht 2022 – Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar nga ajri dhe toka situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

Të hënën në mëngjes, një helikopter i KFOR-it është parë duke fluturuar mbi zonat ku dje pasdite dhe në mbrëmje mbretëroi një situatë e tensionuar, pasi grupe serbësh vendosën barrikada në rrugë për të penguar zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve të lëshuara në Serbi dhe për letërnjoftimet serbe.

Mbrëmë vonë, KFOR konfirmoi se në katër komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës mbretëronte situatë e tensionuar.

Në komunikatën e KFOR-it thuhej se kjo forcë është e përgatitur të ndërhyjë në përputhje me mandatin e tij, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

“Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. Misioni ynë i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet në një deklaratën e KFOR-it.

(r.m.)