KFOR-i është i gatshëm ta mbështesë Policinë e Kosovës

Prishtinë, 15 prill 2022 – Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka dënuar  ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Po ashtu, KFOR-i shprehu gatishmërinë të mbështesë Policinë e Kosovës, nëse ajo do të ketë nevojë për këtë.

“Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta mbështetur Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet. Ne presim nga të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet pa nevojë dhe të ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it, për REL.

Reagimi i KFOR-it vjen pas njoftimit se Policia e Kosovës është sulmuar tri ditë rresht në veri të vendit, në rrugë për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë.

(r.m.)