Prishtinë, 1 gusht 2022 – Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës, së bashku me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ato ndërkombëtare.
Në një postim në Twitter, KFOR-i tha se vazhdon të jetë i përkushtuar për sigurinë në Kosovë dhe është i gatshëm të ndërmarrë masa të nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës bashkë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Sipas mandatit të tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, shkruan KFOR.
#KFOR is closely monitoring the situation in the north of Kosovo with local and international security organizations. Under its UN mandate, KFOR remains strongly committed to security, ready to adopt necessary measures to keep #Kosovo safe. pic.twitter.com/0L45Lzux2b
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) August 1, 2022
Më 31 korrik, NATO deklaroi se forcat e saj në Kosovë janë të përgatitura të ndërhyjnë në Kosovë, nëse do të rrezikohej stabiliteti në veri të vendit.
(REL)